Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?/ Kjo është fushata më dobët në 35 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri.

“Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë simboli dhe fenomeni i ri i zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjith partitë, partitë e reja apo të vjetra, partia qeveritare, apo ato opozitare, po vuajnë krizën e pjesëmarrjes, që do të thotë se kjo është fushata më apatike, më e ftohtë, më paentuziasëm dhe me numrin më të vogël të pjesëmarrësve. Po ta vini re, edhe mitingjet përmbyllëse, edhe mitingjet e para, në çdo qytet, këta ulen nëpër karrige sepse është e vetmja mundësi që sheshi të ngjajë plot, sepse duke vendosur karriget 4 ose 5-fishohet për shkak të distancës, ajo gjeometria hapësira.

Nëse këta do jenë në këmbë atëherë do të duken shumë pak dhe mendoj që karrigia është simbolika dhe ajo çfarë demostron krizën politike të partive në Shqipëri, që do të thotë kanë mbetur një grup shumë i vogël dhe nga ana tjetër ngjan si një kinema verore, konferenca shtypi në hapësirë, në ajër të pastër, sepse edhe njerëzit janë të ftohtë, janë indiferentë, po të rrinë në këmbë nuk ka brohoritje, nuk ka thirrje, nuk ka shpresë dhe kjo ndodh për disa arsye. Kjo ndodh si në një ndeshje ku rezultati dihet. Populli nuk është i interesuar për një fushatë ku 80% e publikut e dinë shumë mirë kush është fituesi dhe humbësi. Në një garë shkohet me interes kur ka konkurencë”,- tha Spahiu./e.t

Të fundit

Flamur Noka i “hakërrehet” popullit pas humbjes/ S’mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Alba Malltezi Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu (Shkodra, Kukësi e Lezha të...

U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, policia arreston 37-vjeçarin!

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se...

Burgu i Durrësit, “bastion” i Partisë Socialiste

Është mbyllur numërimi për qendrën e votimit në Burgun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave. Sipas shifrave zyrtare, PS ka...

I vuri flakën shtëpisë së kryeministrit, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ndezur zjarr në banesën e kryeministrit britanik Keir Starmer, e cila ndodhet...

Lajme të tjera

Web TV