Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent’.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, Arbër Hasa, 19- vjeç dhe oldi Peca, 20- vjeç, të dy banues në Vorë.

Atyre iu gjetën 4 armë zjarri pistoleta, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, pas modifikimit me silenciatorë. Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe 1 mjet prerës (thikë).

‘Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shokut të të arrestuarve, shtetasit G. Sh., 49 vjeç. Në këtë ambient u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome. Për posedim të kundërligjshëm të këtyre sendeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./e.s

Të fundit

“Do të kemi një ditë të dytë vere”/ Berisha: Votoni për pensionet, rrogat dhe bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi votoi deklaroi se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas...

Korrupsion në zgjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

Një 27-vjeçar nga fshati Lusen i Kukësit ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim për korrupsion aktiv...

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Ai...

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

Lajme të tjera

Web TV