“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga e gjithë bota. Gara e  Giro D’Italia, ka cliruar qendrën e Tiranës nga mitingjet elektorale duke i spostuar ato në dy skajet e Tiranës. Socialistët do e mbyllin në fushën e blertë pranë Parkut Olimpik, me sloganin e fushatës, flamujt europiane, ndërsa demokratët me shpresa dhe këshilltarë amerikanë.

Por Giro d’Italia duket se ka vendosur jo pak në siklet të dyja kampet. Bllokimi i rrugëve, po shtyn edhe oraret. Kryesocialisti Rama ka ftuar mbështetësit socialistë të mblidhen në 19:30 në Komunën e Parisit. Por nëse postimi i Ramës ishte një ftesë e thjeshtë me orarin e korigjuar, Sali Berisha u duk më i tensionuar para kamerave.

“Ju lutem, kohën e kam të kufizuar sot, vetëm një ose dy pyetje”

Pas një dite të gjate dje, kur njerëzit e tij u munduan të bindin opinionin se Berisha nuk është më i padëshiruar për Amerikën, sot doktori bëri një përpjekje të fundme të bindte gazetarët, se të hënën pas zgjedhjeve, nuk do jepte dorëheqjen. Përkundrazi:

“Kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë.E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama.”

Por si gjithmonë, surprizat ruhen në ditët e fundit. Nëse ajo e Cavutos nuk ngjiti edhe aq, ka gjithmonë kohë për sot pasdite:

“Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë.”

Por megjithëse do mbajë një fjalim, nuk do jetë Cris la Civita ylli i mbrëmjes blu

Lexo edhe :  Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Përkrah Stresit, rivalit të Noizyt, ylli në ngritje i Partise Demokratike thirri njerëzit sot pasdite, por me kujdes stafi thotë se mitingu do jetë gati pak më vonë se ora 19:00. Shkak përmendet xhiro d’Italia dhe vështirësitë e trafikut. Por vështirësia më e madhe, ajo e mbledhjes së njerezve, lehtësohet me rënien e diellit dhe afrimit e natës. Kjo fushatë po mbaron, ashtu si nisi. Një seri gjysmë të vërtetash, gjysmë gafash. Dhe një faturë kostosh që në 12 maj do jetë më e lartë se 6 milionë dollarë”./e.t

Të fundit

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit

Industria e turizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Numrin më të madh turistik e e ka pasur Tirana. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një...

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj në kuptimin klasik, por një...

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka pësiar arrest kardiak pasi është...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Lajme të tjera

Web TV