BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare për sektorin financiar.

Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti, bankat realizuan fitime mbi 3.47 mld Lekë, para të cilat nuk po riinvestohet në ekonominë vendase.

Përkundrazi, bankat kanë zgjedhur të orientojnë kapitalin e tepërt drejt titujve të borxhit jashtë vendit, kryesisht në eurozona dhe tregje të zhvilluara, ku rreziku është më i ulët dhe kthimi i garantuar.

“Rreth 40% e totalit aktiv të bankave janë në tituj financiar të cilat shkojnë për borxhin dhe për qeveri të huaja dhe biznese të huaja. Një prej porosive të FMN është të diversifikohen këto portofole për të menaxhuar rrezikun, pasi mund të rrisin ekspozimin e tërheqjes së parave nga tregu vendas për të financuar këtë treg këtë ekonomi”, tha Artur Ribaj, ekspert bankar.

Por ekspertët kërkojnë një qasje më aktive, për të nxitur investimin e kapitalit në ekonomi reale dhe jo vetëm në tregje të huaja më të sigurta.

“Nëse paratë e investuara jashtë Shqipërisë do të ishin potencial në Shqipëri do të rriste presionin ndaj bankave për të aplikuar norma interesi kredie më të reduktuara”, tha Ribaj.

Për ekspertët, një orientim më aktiv i kapitalit brenda vendit mund të përmirësojë stabilitetin financiar dhe të rrisë konkurrencën, duke kontribuar në një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit./e.t

Të fundit

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Puthje, shtrëngime të forta duarsh dhe më pas dyert e Shtëpisë së Bardhë u hapën në dy kapakë. Kryeministri...

Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore...

Dhunuan bashkëmoshataren, nisin hetimet për 4 të miturat! Një 16-vjeçare ende në kërkim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh (6 korrik) në qytetin e Fierit ku disa vajza të moshës 16-të dhe 17-vjeçe dhunuan...

8 korrik 1960: Incidenti i avionit U-2 dhe spiunazhi i Francis Gary Powers

Ngjarja që Tronditi Luftën e Ftohtë  Më 8 korrik 1960, Francis Gary Powers u akuzua zyrtarisht nga autoritetet sovjetike për spiunazh. Ai ishte në paraburgim...

Mero Baze: SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me SPAK dhe reformën...

Lajme të tjera

Web TV