Për herë të parë në Shqipëri 245 mijë votuesve nga diaspora i është dhënë mundësia të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa shumica e tyre është depozituar.
Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zbatimit të planit të votës së diasporës ngriti platformën elektronike për regjistrimin e votuesve në mënyrë që të gjithë emigrantët me dokumente të rregullta që kishin mundësi të shkruanin një adresë korrekte më numër banese dhe dokumentacion që vërtetonte jetesën e tyre jashtë territorit shqiptar të mund të regjistroheshin për të votuar.
Shifra totale e emigrantëve të regjistruar arriti deri në 245 mijë, ndërsa procesi u shoqërua me problematika, pasi forcat politike ngritën pretendimin se operatori postar i shpërndarjes edhe pse i financuar në vlerën e 10 milion eurove po neglizhon procesin e shpërndarjes, kryesisht në shtetin fqinj të Greqisë.
Numrin më i lartë i votuesve të regjistruar në diasporë e ruan Italia me rreth 91.216 shtetas të miratuar, për të cilët zarfet janë shpërndarë në adresat përkatëse. KQZ nuk ka përjashtuar nga mundësia për të votuar as edhe ato shtete, numri i të cilëve ka qenë vetëm 1, si psh. Venezuela, Jordania, Filipine etj.
Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv./e.s