Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë nga një receta e kripës së banjës që është shpërndarë në serialin “With Love, Meghan”.

Është fjala për Robin Patrick, nga Maryland, e cila deklaron se pas përdorimit të përzierjes me kripëra Epsom dhe Himalaje, vaj arnika dhe vaj livandoje, ka pësuar djegie, plagë të hapura dhe dhimbje të forta, rapoton The Sun.

Receta në fjalë u paraqit në episodin e parë të emisionit, ku Meghan e përgatiti si dhuratë relaksuese për një mik të saj. Por për Patrick, përdorimi i kësaj recete shkaktoi të djegura dhe dhimbje.

Ajo tani kërcënon me një padi prej 10 milionë dollarësh ndaj Dukeshës së Sussex-it, Netflix dhe kompanisë së produksionit “Archewell”. Sipas saj, receta u shpërnda pa asnjë paralajmërim për efektet anësore, gjë që përbën “neglizhencë të rrezikshme”

Avokati i Meghan Markle, Cameron Stracher, i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se përdorimi i këtyre përbërësve kërkon kujdes për njerëzit me sëmundje kronike, dhe se kjo është e qartë edhe në etiketat e produkteve.

Ngjarja ka nxitur polemika në rrjet mbi ndikimin e personazheve publikë dhe përgjegjësinë e tyre ndaj ndjekësve kur ndajnë receta apo këshilla që lidhen me shëndetin./e.s

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV