Femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare në sondazh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bukuria shqiptare ka marrë gjithmonë vëmendje në mbarë botën dhe këtë herë një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më të bukura në planet” u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com. Me një kombinim të tipareve mesdhetare dhe elegancës, ato kanë arritur të pozicionohen mes më të bukurave në botë.

Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane “mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore”.Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, “kryesisht sepse kanë gjene të mira”. “Shumica kanë mollëza të bukura, buzë të plota dhe lëkurë të bardhë”, thuhet në koment.

Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, “pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit”.
Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke (301 vota), “sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera”.

Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane (281 vota), ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane (276 vota), “sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane”, dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së enjte, 8 maj 2025

Njëzet vendet e parat plotësohen nga:

• 11. Gratë gjermane me 263 vota

• 12. Gratë franceze me 257 vota

• 13. Gratë italiane me 251 vota

• 14. Gratë norvegjeze me 246 vota

• 15. Gratë tajlandeze me 234 vota

• 16. Gratë turke me 227 vota

• 17. Gratë e Koresë së Jugut me 215 vota

• 18. Gratë spanjolle me 203 vota

• 19. Gratë shqiptare me 197 vota

• 20. Venezuela me 186 vota./e.s

Të fundit

Justin Bieber flet për gjendjen e tij: Bëj gjëra për të lënduar të tjerët

Justin Bieber ka pranuar së fundmi në rrjetet e tij sociale se ka bërë “gjëra që kanë lënduar të...

35-vjeçarja braktis djalin e mitur në Policinë e Gjirokastrës, nis hetimi

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur djalin e saj të mitur brenda në ambientet e Komisariatit...

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Lajme të tjera

Web TV