Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025, Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.
⛔Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
* Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
* Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
* Fusha para Shkollës së Marinës
* Rruga “Reshat Osmani”
* Rruga “Veledin Kollozi”
* Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
* Rruga “Hajredin Haxhiraj”
* Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
* Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
* Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
* Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit
⚠️ Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve.
📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit.
Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë./e.t