Konflikt i rëndë në familje, 19-vjeçari qëllon me armë motrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga ekipi hetimor, ndërkohë që motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. m.p.

Të fundit

Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Kina prezanton një risi të madhe në teknologjinë e energjisë: Bateria bakteriale. Në një hap të rëndësishëm përpara në...

iShowSpeed provokon yllin e Bayern: “E njeh Lamine Yamal? E përballon dot?”

Youtuber-i i famshëm, iShowSpeed, së fundmi ​​bisedoi me Alphonso Davies në një lidhje direkte, teksa po luanin FIFA. Ai i bëri një pyetje ngacmuese mbrojtësit...

Aksident në Prizren, makina me targa të Shqipërisë përplaset me kamionin

Xhensila Xixa, një vajzë 32 vjeçare nga Fushë Kruja, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur pasditen e kësaj...

Luiz Ejlli u kthen përgjigje ndjekësve: Ja pse nuk u futa në politikë

Luiz Ejlli, një prej artistëve më të preferuar dhe të komentuar në Shqipëri, që pas fitores së "Big Brother VIP Albania 2". Ai është...

“Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot”, kryeministri falenderon Linda Ramën pas triumfit

Në fjalimin e fitores së 11 majit, kryeministri Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama. Mes të tjerash, ai tha: “Falënderimin më të veçantë...

Lajme të tjera

Web TV