Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë.

Keir Starmer i Britanisë së Madhe, Emmanuel Macron i Francës dhe Friedrich Merz i Gjermanisë u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit i konfirmuan mbështetjen, dhe paralajmëruan sanksione të ashpra ndaj Rusisë, në rast se ajo nuk pranon armëpushimin.

Gjatë vizitës në Kiev, liderët europianë dhe Zelensky biseduan edhe me presidentin amerikan Donald Trump në një lidhje telefonike. Ata diskutuan përpjekjet për arritjen e paqes.

Duke mbajtur të njëjtin qëndrim, zyrtarët europianë, amerikanë dhe ata ukrainas ranë dakord armëpushimi të fillojë nga dita e hënë dhe kërkuan nga Rusia që ta pranojë.

Nga Kievi, një video konferencë u mbajt edhe me liderët e koalicionit të vullnetit që është formuar për të mbështetur Ukrainën. Liderët e Kanadasë, Italisë, Bashkimit Europian dhe NATO-s, mbështetën propozimin për ta filluar javën me një armëpushim.

Vizita shënoi herën e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë, ndërsa Friedrich Merz bëri vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e katër fuqive më të mëdha ushtarake të Evropës akuzuan Putinin se është bërë pengesë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Ata u zotuan të rrishin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, derisa Rusia të bjerë dakord për një armëpushim./E.T

Të fundit

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lajme të tjera

Web TV