Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e distancuar nga politika, gjithnjë është në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.

Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë. Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë.

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo

Çifti u shfaq shumë shpesh së bashku, duke e bërë këtë lidhje familjare. Rudina shfaqej pranë nënës së Tanit, sakaq regjisori ishte me të në SHBA, ku edhe festonin së bashku festat. Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo

Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn pak vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, ajo ka qenë e angazhuar me politikë, duke u shprehur se tashmë politika do të jetë pjesë e angazhimeve të saj edhe të mëtejshme. Larg Parlamentit, Rudina duket se ka pasur kohë të lirë të jetë më e pranishme si pranë vajzës së saj, por edhe të ketë një jetë më sociale.

Lexo edhe :  Borana Baci: Chiara Ferragni-n e kam patur në shkollë

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë, sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar. Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme”, u shpreh në atë kohë Rudina.

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo

Të fundit

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV