Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të cilën përballet njerëzimi sot. Papa i ri amerikan premtoi se do të vazhdojë reformat e nisura nga Papa Françesku, duke përfshirë përpjekjet për ta bërë Kishën Katolike më gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi rëndësinë e mësimit shoqëror të Kishës përballë revolucionit të ri industrial dhe zhvillimeve teknologjike që rrezikojnë dinjitetin njerëzor, drejtësinë dhe punën. “Kisha u ofron të gjithëve thesarin e mësimit të saj shoqëror si përgjigje ndaj një revolucioni tjetër industrial dhe zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale”, u shpreh ai.

Papa Françesku kishte paralajmëruar për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale dhe kishte kërkuar një traktat ndërkombëtar për rregullimin e saj, duke thënë se kjo teknologji e fuqishme mund të reduktojë marrëdhëniet njerëzore në algoritme të thjeshtë.

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Gjatë kohës së konklavës, një imazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale që shfaqte ish-presidentin amerikan Donald Trump të veshur si Papë shkaktoi reagime të shumta. Disa katolikë e cilësuan atë ofendues, ndërsa Trump pretendoi se “ata e adhuruan”.

Në meshën e tij të parë, Papa Leoni XIV theksoi nevojën që Kisha të arrijë edhe në ato vende ku mungon besimi. Ai përmendi krizën e familjes, dhunimin e dinjitetit njerëzor dhe mungesën e mëshirës si plagë të shoqërisë moderne.

Papa Leoni XIV tha se është zgjedhur për të udhëhequr Kishën si një dritë shprese në një botë gjithnjë e më e trazuar. /E.T

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV