Takimet ‘kokë më kokë’ me Putinin, Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Rusi gjatë dy ditëve të fundit në Moskë.

Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”.

“Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen si një lloj mbështetjeje sigurie, për të mos përmendur garancitë nga Rusia për pozicionin tonë politik dhe territorial, dhe këtë e nxjerrim kryesisht nga fakti se Rusia është garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Dodik në Moskë për mediat nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS), agjencinë Srna dhe Televizionin Alternativ (ATV), ai theksoi se Rusia “padyshim që mbështet qëndrimin e asaj marrëveshjeje, por jo të tjerët, siç është Franca, e cila po bën gjithçka për ta degraduar atë”.

Dodik ishte takuar me Putinin edhe më 1 prill, kur kishte udhëtuar në Moskë dhe ishte kthyer në Republikën Sërpska duke shmangur arrestimin, megjithëse Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar për të, duke e akuzuar për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës.

Dodik deri më tani i është shmangur arrestimit brenda Bosnjës, pavarësisht vendi ka 16 agjenci policore që kanë pushtetin për ta arrestuar atë.

Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.

Lexo edhe :  Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.

Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.

Ndërkohë, Dodik ishte në mesin e dhjetëra udhëheqësve botërorë që morën pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Moskë.

Përveç Dodikut, të vetmit udhëheqës evropianë që morën pjesë ishin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Putin dhe Vuçiç mbajtën takim dypalësh, në të cilin Putin vlerësoi se “dialogu ruso-serb po zhvillohet vazhdimisht” dhe se udhëheqjet e të dy vendeve janë në “kontakt të rregullt”.

Takimi dypalësh midis Putinit dhe Vuçiqit në Moskë ishte takimi i parë zyrtar prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Parada në Moskë u dënua nga vendet perëndimore, të cilat e quajtën atë “propagandë”, me të cilën Putini po përpiqet të justifikojë agresionin kundër Ukrainës./ REL

Të fundit

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Lajme të tjera

Web TV