Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj.

Policia njofton se Alban Dalanaj ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./e.s

Të fundit

Diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe...

Shkodër, nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës. A2 CNN mëson se komisionerët kanë nxjerrë jashtë...

Përfundon “Giro d’Italia 2025”, shkëlqen çiklisti Mats Pedersen

Përfundon etapa e tretë e xhiros së Italisë “Giro d’Italia 2025”. Fitues është shpallur çiklisti nga Danimarka, Mats Pedersen, i cili nga tri etapa...

Tensione te “Petro Nini”, forca të shumta policie rrethojnë shkollën

Teksa pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, tensione regjistrohen në një qendër votimi te Shkolla "Petro Nini". Forca të shumta policie...

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit!

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri. Mes shumë problemesh në qarqe të ndryshme të vendit, populli vendosi. Sovrani e...

Lajme të tjera

Web TV