Basha voton me vajzën, thirrje të rinjve: Votoni për të ardhmen tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha votoi pak momente më parë në qendrën e votimit të qendrës nr 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar me vajzën e tij Dafina, e cila voton për herë të parë. Në një prononcim për mediat, Basha përcolli një mesazh edhe për të rinjtë.

“Uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarët shqiptarëve. T’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë, për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që ju përfaqësojnë. E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri kur edhe vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. Sot keni një të drejtë të çmuar, dilni nga shtëpitë dhe votoni për të ardhmen tuaj. Besoni te Shqipëria, vetja juaj dhe te e ardhmja”, tha Basha. /E.T

Të fundit

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli...

Lajme të tjera

Web TV