“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë.
Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.
“I nderuar Z. Komisioner,
Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.
Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se: “Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.”.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 105, pika 1, gërma “dh”, të Kodit Zgjedhor, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.
Duke ju falënderuar paraprakisht, mbetemi në pritje të reagimit Tuaj”, thuhet në letër./E.T