Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas sherrit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Deputeti i PS ka shpërthyer ndaj tij duke theksuar se nuk ka njeri që cënon socialistët.
Ai tregon dhe pretendon se banda e PD-së ka marrë zvarrë një grua dhe ka goditur një tjetër. E për këtë do të bëjë kallëzim në organet kompetente.
Ndërsa në fund e mbyll duke nxjerrë në pah bisedën me Këlliçin, që sipas tij, i ka thënë se nuk ka pretendime se mund të jenë blerë vota nga ana e Braçes. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruante:
“PER BELINDIN DHE BANDEN E TIJ SHETITESE; JO TI, POR NUK KA MBI DHE NE NJERI QE PREK ME DORE SOCIALISTET!
Banda jote ka marre zvarre nje grua, ka goditur nje burre dhe, jam rruges per te kallezuar BANDEN TENDE ELEKTORALE-e para kjo; E dyta, thuaji njetezve qe ne zyre te futa une, te tregova qarte cdo cep te zyres, madhe cfare kishte brenda lavatricja, frigoriferi, qeskat e kokshkave;
E treta, thuaji njetezve qe mua aty me the qe ti BELINDI nuk ke pretendime se une kam prekur e blere qofte edhe nje gjysem vote!!
TANI MUND TE THUASH CTE DUASH, POR BEHU BURRE E THUAJ TE VERTETEN! KAQ!” m.p.