Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.
Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.