Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në të gjithë vendin.
I pyetur nga gazetarët se sa mandate pret të marrë në këtë proces zgjedhor, Doshi u shpreh me besim se rezultati i partisë së tij do të jetë befasues:
“Kam shumë shpresë. Rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë.”
Ndërsa u pyet për mundësinë e ndonjë koalicioni paszgjedhor me Sali Berishën, Doshi u tregua kategorik:
“Me zotin Berisha nuk bëj koalicion.”/E.T