Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat 4 vjeçar.

Për herë të parë voton edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 parti apo koalicione politike, ku cdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen ne 19:00. Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën. Cdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet. /e.t

Të fundit

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV