Voton Sali Berisha, problem me identifikimin biometrik për kreun e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqërua nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë hedhur votën e tyre në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Fillimisht Berisha hasi vështirësi në identifikimin e shenjave të gishtave dhe u detyrua të identifikohet manualisht jo nga pajisja e PEI.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht, por nuk i dha përgjigje pyetjes se a do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: Sot të votojnë, të votojnë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë. Unë, meqë më pyet çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe një herë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”,- tha Berisha./e.t

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV