Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet.
Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të huaj që po udhëtonin me motor janë përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes, të huajt janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime të rënda në trup.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Himarës dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit të Sarandës. Fatkeqësisht,gruaja e cila udhëtonte me motor, ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.
Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit./e.s