Çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani.

“Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është?

Se ata sloganin shpëtimtar t’i bësh opozitë, edhe qeverisë, edhe opozitës, që është formuluar në 1998 në zyrën e presidentit të atëhershëm të Republikës, që pastaj e nxorrën nga konteksti, e shtrembëruan, unë jam autori.

Se si t’ja bëjë qytetari, këta deputetët dhe drejtuesit e PD nga brenda nuk kritikojnë kurrë, jepni mandatet i japin, mos hyni në zgjedhje lokal nuk hyjnë, mbahuni te figura të konsumuara që vetëm parti politike nuk përfaqësojnë, aty mbahen, e më tej.

Nga brenda, jo kritike, nga jashtë pa pa pa pa asnjë kritikë se po kritikove opozitën je i blerë, si i bëhet?

Po pse çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane? Ujë i kulluar Valbone? Perëndi Maya ? Se përënditë greke, edhe ato i kritikonin”, shkruan ai./E.T

Të fundit

Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë 10 në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë. Sipas rezultateve të publikuara,...

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

Teksa ende nuk ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, duket se Kryeministri Edi Rama vijon punën. Në një video të postuar në...

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Në Bashkinë e Vorës, Myslim Murrizi rezulton më i votuari për Partinë Demokratike. Ai ka marrë 686 vota preferenciale, ndërkohë që në vend të dytë...

Onufri, vazhdon traditën në Elbasan – Me “Tinguj pranverorë”…

Ditën e enjte datë 8 maj 2025 shkolla artistike “Onufri” u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” për të paraqitur koncertin “Tinguj pranveror”, një...

Nuk ishte profecia, por realiteti

Nga ARTUR  AJAZI Ndodhi ajo që pritej. Ndodhi ajo që kishte paralajmeruar Edi Rama edhe më parë, duke renditur fakte dhe argumente, pse shqiptarët do...

Lajme të tjera

Web TV