Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e vet, këto rezultate do të ketë”.

Kështu u shpreh Dash Sula, ish-deputet i PD-së, në studion e A2 CNN, duke komentuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri.

Sula theksoi se po vazhdoi PD-ja ta kërkojë fajin te të tjerët, nuk do të ketë të ardhme.

“Nuk vazhdohet me justifikime. Në 2021 humbëm dhe nuk bëmë analizë, kjo më shqetëson. Unë kam një qasje ndryshe nga të tjerët në politikë, por edhe në jetën time familjare. Shikoj një herë se çfarë kam bërë unë dhe nuk e shikoj fillimisht fajin te tjetri. Duhet të korrigjohesh vetë në fillim dhe pastaj ta kërkosh fajin te kundërshtari. 4 gjëra e kanë varrosur PD-në në këto zgjedhje: opozita e përçarë; cilësia e listës së kandidatëve, duheshin ushtarë dhe jo gjeneralë; Berisha që e ka mbyllur misionin e vet, duhej figurë tjetër për kryeministër; SPAK-un duhet ta kishte aleatin më të mirë”, tha Sula./e.s

Të fundit

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Tomë Doshi kalon PS dhe PD në bashkinë e veriut, përfundon zyrtarisht votimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka shpallur rezultatin përfundimtar pas numërimit të 53 kutive në total. Si në asnjë bashki tjetër deri më tani, në...

Demokrati i parë fillon mallkimet për Berishën: Të vdesin, se na lanë në opozitë

Partia Socialiste në bazë të shifrave dhe rezultateve që KQZ ka publikuar deri më tani, po korr një fitore tjetër dhe duket se mandati...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

Lajme të tjera

Web TV