GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal që përfshin katër subjekte politike me shtrirje në mbarë vendin.

Burime konfidenciale për A2 CNN, bëjnë të ditur se përfaqësues të vetëm një subjekti politik në Korçë janë në hetim për krime zgjedhore, kryesisht të lidhura me shitblerjen e votave gjatë procesit zgjedhor.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, policia po ushtron kontrolle në banesat e personave të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar mjete dhe disa aparate celularë që mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin.

Sipas të njëjtave burime, subjekti nën hetim në Korçë është Partia Socialdemokrate, e cila ka qenë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e 11 Majit. m.p.

Të fundit

Gazment Bardhi reagon pas disfatës në Fier: Mirënjohje, jam shumë i lumtur!

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut...

Rama përgëzon partitë e reja: Uroj të mos bën si opozita e vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një...

Ford po tërheq 270.000 makina nga Amerika, probleme me sistemin e frenimit

Ford Motor po tërheq 273,789 automjete në Shtetet e Bashkuara pasi humbja e funksionit të frenave mund të rrisë rrezikun e një aksidenti, tha...

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir...

Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Kina prezanton një risi të madhe në teknologjinë e energjisë: Bateria bakteriale. Në një hap të rëndësishëm përpara në fushën e ruajtjes së energjisë,...

Lajme të tjera

Web TV