Kanye West akuzon Kim Kardashian për North, çfarë ndodhi me vajzën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Met Gala 2025 mund të ketë qenë mbrëmja më me stil e vitit, por për Kanye West-in, ajo u kthye në një tjetër betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Reperi 47-vjeçar pretendon se Kim, gjatë pjesëmarrjes në eventin madhështor të së hënës, ka lënë vajzën e tyre 11-vjeçare, North, pa mbikëqyrje në makinë — një situatë që sipas tij e ka ekspozuar të bijën ndaj rrezikut dhe vëmendjes së tepruar mediatike.

Në një letër zyrtare që avokati i tij i ka dërguar përfaqësueses ligjore të Kim-it (dokument që është siguruar nga TMZ), Kanye kërkon që ylli i reality show-t të “ndalojë menjëherë shkeljen e të drejtave të tij prindërore”, të cilat sipas tij po cënojnë marrëveshjen për kujdestari të përbashkët që ata arritën pas divorcit në nëntor të vitit 2022.

Por këtu s’ndalet gjithçka — West shprehet i shqetësuar edhe për praninë e North në rrjetet sociale. Ai thotë se është kundër publikimit të imazheve dhe videove të fëmijëve të tij online, dhe akuzon Kim-in për shpërfillje të qëllimshme të këtij qëndrimi.

Më e rënda? Sipas Kanye-t, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e tij Saint gjatë gjithë vitit 2025. Ndërkohë, marrëdhëniet me North, Chicago dhe Psalm, sipas tij, janë “tejet të kufizuara” dhe të pajustifikuara.

Kjo s’është hera e parë që dyshja përplasen publikisht për çështje prindërimi, por duket se këtë herë drama po i afrohet një tjetër shkalle tensioni. Mbetet për t’u parë se si do reagojë Kim dhe çfarë do të thonë faktet./E.Ç

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV