Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në vend të parë për numër votash. Nga të dhënat publike në KQZ rezulton se PD ka 17,074 vota ndërsa Partia Socialiste 16,683 vota.
Diferenca është mjaft e vogël ndërsa kanë mbetur për tu numëruar edhe 97 kuti. Diferenca është rreth 391 vota ndërsa hapja e kutive vijon.
Gara në këtë qark duket se do përfundojë në numërimin e fletëve të fundit të votimit pasi diferenca mes partive të mëdha është mjaft e ngushtë. m.p.