PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, i cili dhunoi komisionerin socialist dhe një votuese. Më pas nipërit e 63-vjeçarit kanë dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso sqaron se kjo situatë ka ndodhur pas provokimeve të komisionerit të PS-së. Sipas Kasos Policia ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke proceduar komisionerë të PD-së, dhe asnjë person nga pala tjetër. Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve dhe i bën thirrje policisë të tregohet e papanshme dhe profesionale.

Reagimi i Partisë Demokratike Qarku Korçë lidhur me incidentin e Pogradec:

Lidhur me incidentin e ndodhur në Pogradec, ku janë përfshirë edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, sqarojmë se:

Pas ngacmimeve dhe provokimeve të përsëritura nga ana e një komisioneri të Partisë Socialiste në shkollën “Esat Minarolli”, ka shkuar në qendrën e votimit kryetari i grupseksionit, njëherësh babai i komisionerëve të PD-së, z. Luan Tollozhina.

Komisioneri rilindas ka vijuar provokimet me terma fyes, edhe ndaj babait të komisionerëve tanë, gjë që ka çuar në një konflikt fizik.

Konflikti ka vijuar edhe jashtë qendrës së votimit dhe policia ka arrestuar shtetasin Luan Tollozhina, dhe pas tij djalin e tij, Aldo Tollozhina, vëllain e tij Roshi Tollozhina, dy komisionerë të tjerë, si dhe ka shpallur në kërkim dy familjarë të tyre.

I bëjmë thirrje Policisë dhe Prokurorisë të tregohen profesionale dhe të paanshme në veprimet hetimore.

Janë proceduar shtatë persona, të gjithë komisionerë të PD-së, dhe asnjë person nga pala tjetër, që kanë qenë nismëtarët dhe shkaktarët e konfliktit.

Lexo edhe :  Evropa duhet të qëndrojë pa SHBA, por lufta në Lindjen e Mesme tregon se s'ka asnjë ide

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, kthimin e tyre pranë familjes dhe ndalimin e veprimeve të njëanshme nga organet përkatëse, duke zbatuar mbi të gjitha ligjin.

Ne e kemi parë njëanshmërinë e Policisë dhe Prokurorisë jo vetëm në Pogradec, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Kjo nuk u bën nder organeve ligjzbatuese, që mbahen me taksat e të gjithë qytetarëve, pa dallime partiake.

Partia Demokratike e Qarkut Korçë është e vendosur të mbrojë jo vetëm integritetin e zgjedhjeve, por edhe të komisionerëve, vëzhguesve dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve të opozitës. m.p.

Të fundit

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Lajme të tjera

Web TV