Pjesëmarrje e ulët në votime, shqiptarët “refuzojnë” politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025-ës ka rënë ndjeshëm ku deri në orën 19:00, pjesëmarrja ishte 41.37 %, por pa llogaritur votën e Diasporës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 ka qenë 46.33%. Nis numrimi në disa qarqe, kryeson PS.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, fitorja më e qartë nuk u shënua në ndonjë kuti votimi, por jashtë saj. Me një pjesëmarrje prej vetëm 41.37 për qind, shqiptarët duket se kanë folur me heshtje, duke dërguar një mesazh më të fortë se çdo deklaratë politike. Indiferenca po zëvendëson votën si formë reagimi. Në vitin 2021, pjesëmarrja ishte 46.3 për qind. Katër vite më vonë, ajo bie me gati 5 pikë përqindje, duke u shndërruar në nivelin më të ulët. Në disa qarqe ka nisur procesi i numërimit dhe deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryesonte PS në disa qendra.

Reagimi nga KQZ

Ky nuk është më një fenomen i përkohshëm, por një trend i qëndrueshëm që tregon se zgjedhjet nuk i emocionojnë më qytetarët. Madje, as rotacioni nuk shikohet më si shpresë për ndryshim. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi ka përfunduar në orën 19:00 dhe se çdo gjë është zhvilluar në përputhje me standardet. Sipas të dhënave të fundit, pjesëmarrja kombëtare ishte 41.37 për qind deri në momentin e mbylljes. Ai tha se mund të ketë një përditësim minimal, por nuk pritet të ndryshojë panorama e përgjithshme. Megjithatë, pas gjuhës institucionale të komisionerit që flet për rregull dhe qetësi, realiteti i pjesëmarrjes flet për një krizë të thelluar besimi. Qytetarët nuk kanë më besim te përfaqësimi dhe as te ndryshimi përmes votës. Në heshtje, kanë zgjedhur të mos zgjedhin. Zgjedhjet e 2025-ës ishin të parat ku aplikohej modeli i listave të hapura. Por edhe kjo reformë, që në letër synonte të fuqizonte votuesin, nuk ndikoi në rritjen e pjesëmarrjes. Arsyeja qëndron në faktin se listat mbetën gjysmë të hapura. Votuesit mund të shpreheshin për emrat e preferuar, por nuk kishin mundësi të hiqnin nga renditja ata që nuk donin. Rezultati tregon se shqiptarët nuk kërkojnë më forma të reja votimi, por arsye të reja për të marrë pjesë. Teknologjia apo ndryshimet teknike nuk e zëvendësojnë dot mungesën e besimit dhe përfshirjes. Braktisja graduale e procesit zgjedhor nuk është më një reflektim i mungesës së informacionit apo apatisë momentale, por një qëndrim që po bëhet kulturë

Lexo edhe :  Lezha bëhet gati për zgjedhjet, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Kutia e parë në Vorë

Ndërkohë që vendi përtyp rezultatet e pjesëmarrjes më të ulët të viteve të fundit, kutia e parë që u hap në Bashkinë e Vorës ka dhënë një avantazh bindës për Partinë Socialiste. Në këtë qendër, PS ka marrë 222 vota, ndërsa koalicioni opozitar i drejtuar nga PD është ndalur në 73 vota. Në listat e kandidatëve, Blendi Gonxhja rezulton më i votuari nga radhët e socialistëve, ndërsa Lorenca Hoxha kryeson nga opozita. Ilir Alimehmeti renditet i dyti në listën opozitare. Partitë e tjera kanë marrë shumë pak vota. “Bashkë” mori 1 votë, “Mundësia” 8 vota, “Nisma Shqipëria Bëhet” 4 vota, “PSD” 5 vota, ndërsa një sërë forcash të vogla si “Atdheu”, “Euroatlantikët”, “Djathtas për Zhvillim” dhe “Aleanca Demokracia e Re” rezultuan me zero ose një votë në total. Në Bashkinë e Vorës është përdorur teknologjia e votimit elektronik, por rezuktati pritet të dalë i plotë mëngjesin e sotme.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas...

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli...

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit. Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në...

Përfundon numërimi edhe në Skrapar, Partia Socialiste fiton 66.46% të votave!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Skraparit, që i përket qarkut Berat. Nga rezultatet, Partia Socialiste del forcë e parë me...

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota ose 57.5% Pason Koalicioni Partia Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV