55 liderët europianë mësyjnë në Tiranë, zbulohet programi i plotë i Samitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj.

Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë një ditë më parë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.

Tekst-Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara muzeut kombëtar për t’iu drejtuar godinës së operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama. Më pas të gjithë së bashku do ti drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Pjesa ballore e këtij ambiente është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën. Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tre tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Paraditen e të martës kryeministria 10 Downing Steet në Londër përmes një komunikate për mediat thotë se kryeministri Starmer do të udhëtojë drejt Tiranës, të enjten, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Nga Tirana ai pritet të shpallë masa të mëtejshme për të penguar emigrimin e paligjshëm dhe për të goditur organizatat kriminale të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

Programi i plotë:

Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30. Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar. Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm. m.p.

Të fundit

Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

Nën sfondin e këngës së fushatës, kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mbërriti në...

Dua Lipa uron në shqip motrën për ditëlindje: Rinush, 24 n’kajmak!

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, feston...

Beteja e ashpër e merkatos, Guardiola i merr Bayernit yllin që kushton 140 mln euro?

Pep Guardiola e di shumë mirë se ka kaluar tri vite fantastike si trajner i Bayern, por kur vjen puna te suksesi i tij...

Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar. Sipas mediave të huaja, ndër marrëveshjet e nënshkruara...

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm...

Lajme të tjera

Web TV