“Betohet” Dashnor Sula/ Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se nuk do të kthehet në PD pa dhënë dorëheqje kryetari aktual i saj, Sali Berisha.

Sipas Sulës, rezultati në zgjedhje, mbështetur edhe në statutin e PD-së, e bën të detyrueshëm dorëheqjen e kryetarit, në rastin kur ai humbet në zgjedhje politike.

“Nëse Berisha jep dorëheqje, unë jam i gatshëm të kthehem në PD për të dhënë kontributin tim për ringritjen dhe një reformim të kësaj forcë politike.

Ideja më e mirë është drejtimi nëpërmjet një grupi kolegjial për një periudhë të paktën 6 muaj sa të kryhet procesi i reformimit dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e niveleve drejtuese. Por, nëse Berisha nuk jep dorëheqje, unë nuk shkel në PD”,  tha Sula./e.t

Të fundit

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Lajme të tjera

Web TV