Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit tregon se ka “dështuar e gjithë opozita, bashkë me partitë e reja”.

“Nuk e prisja këtë. Nuk flas për rezultatin tim apo të partisë sonë. Është një shoqëri shumë e sëmurë, përfundimisht. Në këtë vend nuk ka më rëndësi as të kesh të drejtë, as ta kesh gabim… Nis nga politika e vazhdon deri poshtë. Nuk mundet që të dalë kryeministri të ofendojë gjysmën e shqiptarëve dhe të marrë të njëjtin numër votash. Më thoni një lider europian në samit që i thotë “çyryk” kundërshtarëve dhe votohet. Vjen ky tjetri, humb sërish dhe thotë nis revolucioni prapë pasnesër. Çfarë të them unë tani… Ky vend ka marrë fund. Është moment historik për keq”, deklaroi Kulluri.

“Ka dështuar e gjithë opozita, jo vetëm partia ime. Ka dështuar PD-ja, Ilir Meta dhe partitë e reja. Unë isha kandidat në Vlorë dhe nuk ka mundësi që të fitojë me 90% PS-ja ndërkohë që njerëzve po u marrin ujin. Votat në ato kuti i çoi një ndërgjegje jo e pastër e shoqërisë”, u shpreh Kulluri. m.p.

Të fundit

Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën...

Vota preferenciale në Korçë, ndryshon emri i deputetit fitues të PD

Pas numërimit të 352 nga 422 kutitë e votave preferenciale në Qarkun e Korçës, janë përcaktuar emrat që pritet të përfaqësojnë këtë qark në...

Prej muajsh i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin...

BKH dhe FNSH aksion me urdhër të SPAK, disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore. Sipas burimeve,...

Për kë je mërzitur më shumë nga kolegët që nuk fituan? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Taulant Balla ka folur për Top Channel në një lidhje direkte nga qendra e votimit tek Parku Olimpik në Tiranë ku ka shpjeguar ecurinë...

Lajme të tjera

Web TV