Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një subjekt i vetëm zgjedhor, rezultati i 11 majit do të ishte ndryshe.
Ka shumë vota të shkuara praktikisht dëm në 7 qarqe të vendit, sidomos vota për “Shqipëria Bëhet”, e cila ka marrë rezultate të larta, por pa fituar dot mandate, përjashto Tiranën (deri tani).
Në qarkun Tiranë, “Mundësia” e Shehajt nuk do të ishte duke e vënë në diskutim mandatin e dytë, por do ta fitonte lehtësisht. Së bashku, këto tri parti do të fitonin 4 mandate në Tiranë.
Në qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, këto tri parti gjithashtu do të fitonin (së bashku) nga një mandat, pra edhe 3 mandate të tjera. Gjithsej, rezultati do të ishte 7 mandate për partitë e reja. Ekziston një shans që të mund të fitonin një mandat (së bashku) edhe në Elbasan, madje.
Pse nuk ndodhi ky koalicion? Lapaj e kërkoi për shumë muaj me radhë dhe bëri ftesë publike për Qorin dhe Shehajn, por këta të fundit refuzuan. Gafë e rëndë.
Vullneti i shqiptarëve nuk reflektohet në rezultatin final. Partitë e reja sot do të ishin të përfaqësuara me 7 deputetë. Populli e tha fjalën, por nuk mund të fajësohet që të gjithë liderët politikë në Shqipëri duan të jenë mbretër të vetëm në partitë e tyre. m.p.