Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 32091 vota, e ndjekur nga PD me 17461.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 5002 vota, Lëvizja Bashkë 1588 vota, Partia Mundësia 2041 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 666 vota. m.p.