Disfata historike e PD në Fier/ Reagon më në fund Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike pësoi një disfatë të thellë në qarkun e Fierit, listën e të cilit ai e kryesonte si drejtues politik, por kjo nuk e ka ndalur Gazment Bardhin që të falënderoj votuesit e djathtë në të ashtëquajturin “hambar” votash e deputetësh për PS-në.

Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është ky i Bardhit, siç vetë deputeti demokrat shkruan në rrjetin social Facebook.

Pasi zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin! Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!”, shkruan Bardhi.

Më tej, ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë “së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”.

Kujtojmë se Partia Demokratike me 39.314 vota (25.45%), arrin të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit, përballë 12 të tillëve për Partinë Socialiste.

Ky qark nga demokratët do të çojë në Kuvendin e ri Gazment Bardhin, Luan Baçin, Eduart Sharkën dhe Brunilda Haxhian, e cila vjen nga radhët e aleatëve të tyre të Partisë së Lirisë. Nga lista e mbyllur e PD mandatin e ka humbur Saimir Korreshi, i cili renditej i pesti./E.T

Të fundit

Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Partia Demokratike dhe opozita si e tërë ka nevojë për një lidership të ri. Sali Berisha është njeriu i...

Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja…

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka refuzuar të japë një datë të mundshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndryshe nga çfarë...

“Ha çdo ditë 12 vezë”, Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë

Në moshën 62-vjeçare, Tom Cruise nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje kur bëhet fjalë për skenat sfiduese të filmave të tij. Ylli i “Mission Impossible”...

Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar një sezon fantastik në aspektin sportiv, por ka probleme serioze personale. Ai është sërish në qendër...

A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë...

Lajme të tjera

Web TV