Doni fëmijë inteligjentë? Ja disa mënyra për të stimuluar trurin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri, lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve.

Në një studim të publikuar këtë javë, fëmijët që luanin tre orë në ditë dolën më mirë se ata që nuk luanin, në testet e kujtesës dhe shpejtësisë së të menduarit. Ekspertët në Universitetin e Vermontit në SHBA përdorën të dhëna nga sondazhet, skanimet e trurit dhe testet e të menduarit nga 2000 fëmijë nëntë dhe dhjetë vjeçarë.

Por nëse nuk jeni të kënaqur që fëmija juaj shikon në ekran, ka shumë mënyra të tjera për të rritur shëndetin e trurit të tij .

Ekspertja e prindërimit dhe autorja Tanith Carey tha: “Harrojini librat e punës, ju mund të rritni fuqinë e trurit të fëmijës suaj thjesht duke ndryshuar mënyrat se si ndërveproni me ta çdo ditë.

“Mënyra se si prindërit flasin dhe luajnë me fëmijët e tyre ka një rol jetik për të ndihmuar zhvillimin e trurit të fëmijëve të tyre.”, tha ajo.

Mësoni një kërcim

Përveçse është ndoshta forma më argëtuese e ushtrimeve që ekziston, Tanith thotë se të mësuarit e një rutine kërcimi do të përmirësojë kujtesën dhe koordinimin e fëmijës suaj. Kërkoni shkëndijën e tyre unike Çdo fëmijë ka një aktivitet që tërhiqet natyrshëm dhe do ta bënte nëse lihej në duart e veta.

Ushqeni trurin e tyre me proteina 

Ushqimi luan një rol kyç në ndërtimin e një truri të shëndetshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se ka rreth 45 lëndë ushqyese që janë kyçe për shëndetin e trurit, duke përfshirë proteinat, zinkun, hekurin dhe acidin yndyror omega-3.

Gatuani një ushqim me ta

Përgatitja e diçkaje të shijshme për të ngrënë  me fëmijët përfshin një sërë aktivitetesh për ndërtimin e trurit.

Lexo edhe :  Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Provoni lojëra me role

Të luash një pjesë në lojërat e tyre me role i ndihmon të vegjlit tuaj të përmirësojnë aftësitë e tyre të bisedës dhe sociale.

Uluni për darkë si familje

Por një gamë e gjerë kërkimesh kanë zbuluar se të ulesh së bashku për një vakt ka një efekt të madh në aftësitë e komunikimit, fjalorit dhe të të menduarit të fëmijëve.

Përgjigjuni pyetjeve dhe pyesni ato gjithashtu

Deri në moshën katër vjeç, truri i fëmijëve është dy herë më aktiv se ai i një të rrituri – dhe ata mund t’ju bëjnë më shumë se 70 pyetje në ditë.

Lexoni të njëjtën histori para gjumit

Tanith thotë se rileximi i të njëjtit libër e ndihmon fëmijën tuaj të njohë formën e fjalëve në faqe, përgatitje thelbësore për lexim./E.Ç

Të fundit

Kundërshtoi kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt!

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e...

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike dhe arriti të sigurojë një vend të artë në finalen e madhe. Pas performancës që...

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe: PROVOKIM, tregoi shqiponjën me dy koka

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka triumfuar mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025. Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën...

E dhunoi dhe tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet…

Ai e dhunoi gruan e tij, i vuri duart rreth qafës, e hodhi përtokë dhe e goditi përsëri me shqelma e grushte. Gruaja humbi ndjenjat...

Nuk ka vdekur demokracia, thjesht ka humbur Saliu

Nga Dritan Hila Asgjë që nuk pritej: Sali Berisha nuk njohu zgjedhjet dhe nisi avazin që ka bërë gjithmonë. E ka bërë kur vendi do...

Lajme të tjera

Web TV