Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.

Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.

Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Lexo edhe :  Lezha numëron të gjitha votat për kandidatët, ja emrat që futen në Kuvend

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.
Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona./e.t

Të fundit

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte...

Lajme të tjera

Web TV