Kaq ishte!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enriketa Papa

Kaq ishte!

I qendrova besnike bindjes sime qe prej 9 shtatorit 2021, qe Berisha nuk e sjell PD ne fitore. Sanksionimi i tij dhe i familjes se ti , si “non grata” prej SHBA, per minim te demokracise, nderhyrje ne drejtesi dhe korrupsion masiv, ishte i pakapercyeshem per te mundesuar nje PD te besueshme per qytetaret dhe fituese e zgjedhjeve te 2025.

8 Janari i hushtave, hunjve dhe gazit ndaj njeri-tjetrit ka qene nje moment shokues dhe trondites, per te me bere t’i qendroja bindjes sime se punet e shtepise sone, duhet t’i ndreqnim vetem ne, pastaj t’u kerkonim qytetareve besim. Sic ka thene me 1858 Abraham Lincoln, “nje shtepi e perçare brenda saj, nuk mund te qendroje ne kembe”!(A house divided against itself, cannot stand!)”

Mos te fajesojne 200.000 qytetare, te cilet pas atyre skemave tribale nuk votuan PD apo neve qe u larguam nga PD se nuk besonim te Berisha. Nga votat e 11 Majit qytetaret na dhane te gjitheve nje mesim demokracie.

Me 11 Maj per here te pare ne jeten time, me trishtim, nuk votova PD, pikerisht prej bindjes se nje kryetar non grata, i imponuar nga nje vendim gjykate, nuk con kund PD, perveç kthimit ne parti familjare.

Por grupimi KEA ku une qendrova, nuk ishte i afte te bindte qytetaret per ta votuar. Marre parasysh ketu dhe luften, denigrimin apo perçmimin mizor ndaj atyre qe u shkeputen nga PD prej Berishes, perpjekja per t’u ofruar qytetareve nje alternative ndryshe, dhe njerezit brenda KEA-s ishin dinjitoze ne qendrimin dhe qendresen e tyre per te krijuar nje grupim me integritet dhe moral politik. Shume pranuan te hyjne ne nje gare, me perpjekje per te shnderruar KEA-n ne parti parlamentare. Respekte dhe nderime per te gjithe!

Lexo edhe :  Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Por ja, qe nuk ia dolem!

20.000 vota ne tere Shqiperine jane nje shenje e forte e pamundesise per te bindur qytetaret per te na votebesuar.

Nga sot jam nje qytetare e lire dhe do i dedikohem punes sime, qe mendoj se di ta bej profesionalisht shume mire.

Të fundit

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Festivali i Filmit në Kanë/ Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Me një tapet të kuq të mbushur me yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën, edicioni i 78-të i...

Zbulohen 3 emrat që kërkon Perez për merkaton e Real Madridit

Real Madrid ka disa javë që ka nisur punën për merkaton e verës. Klubi madrilen ka disa emra në mendje, por tre prej tyre...

Lajme të tjera

Web TV