Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, përmendi faktin se në PD me rikthimin e Sali Berishës u rikthyen edhe shumë figura të vjetra.
Sula vuri theksin te një komponent mjaft të rëndësishëm, që PD duhej të ishte aleat me SPAK dhe jo ta sulmonte atë duke e quajtur organizatë kriminale.
“Nuk mund ta mundë përroi lumin. Nuk mund të kthesh galloshe të vjetra. Tjetra, nuk mund të rrëzosh një sistem të vjetër me një akoma më të vjetër.
Një tjetër të fortë që mund të kishte opozita: SPAK dhe vetëm SPAK. Ishte drejtësia ajo që futi dhe arrestoi dhjetëra eksponentë të PS dhe në aleancë me SPAK mund të kishim thelluar luftën, jo të dalësh ta quash organizatë kriminale.
Luciano Boçin e hoqi nga Elbasani dhe e çon në Shkodër, heqja e doktoreshë Zheni Gjergjit, përfaqësuese e komunitetit ortodoks në Elbasan. Për herë të parë në 35 vite, 6 bashki nuk u përfaqësuan fare, ishin gjithë kandidatë qyteti.
U vra parimi “nuk zgjedh kryetari por anëtari. Rama përdori gjithë fushatën gjeli i Peqinit ti zhbëre Primaret, vure kandidatë në listë të mbyllur të tjerë, lënë Aurel Bylykbashin.
S’ka bërë kurrë vaki që Peqini të dalë me 5 mijë vota minus. Vetëm një komunë ku jam rritur unë, e kam mundur PS në 2021 sot është 1200 vota minus”, – u shpreh Sula i ftuar në LOG në News24./e.t