PD akoma nuk ka kuptuar asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Të kesh përballë dikë, që ka 3 mandate qeverisëse, që është mbështetur nga shumica e shqiptarëve, dhe garon për mandatin e 4, dhe të merresh gjithë kohën me “llafe katundi” edhe në fushatë, kjo ka ngjarë vetëm me opozitën e sotme. Të dish se, përballë me një forcë politike, që është “makineri gjigande elektorale dhe pune”, dhe të merresh akoma me premtime të stilit 1996 apo 2001, dhe kjo nuk ka ngjarë ndonjëherë veçse me këtë opozitë. Gjatë fushatës, dukej sikur gjithë opozitës, “me kuç e me maç”, i kishte mbetur ora në ’96.

Kjo dhe kokëfortësia e Berishës, ishin disa prej shkaqeve që PD humbi, dhe kjo humbje dihej. Sali Berisha do të kishte fituar 100 pikë, në rast se do ti kishte bërë dje, një telefonatë Edi Ramës, dhe do ta kishte uruar për fitoren. Por ai nuk e bëri, dhe nuk e ka bërë asnjëherë, pasi nuk është as demokrat, as europianist dhe as amerikan, dhe as i lirë. Saliu ka egon e tij, ka qëndrueshmërinë e tij, ka kokën e tij, dhe së fundi, ai dhe gjithë partia e tij, nuk kanë kuptuar asgjë. Atyre dhe atij, u duket sikur “gjithmonë u vjedhin votat, gjithmonë u blihen votat”, dhe harrojnë se kanë mbetur në batakun e 35 viteve të tranzicionit. Edhe pse u këshillua nga “miqtë dhe armiqtë” se duhej urgjentisht një emër dhe figurë e re në drejtimin e asaj partie, sërish Berisha këmbënguli në të vetën.

Ai tanimë është “dashuruar marrëzisht” me postin e kryetarit të asaj partie. Nuk ikën (siç edhe deklaroi) kurrë “pa rrëzuar Ramën nga pushteti”. Mendoni tani, ku është katandisur politika në këtë vend. Bëhet kryetar partie tjetri, qëndron atje prej 3 dakadash e ca, dhe nuk ikën prej andej edhe sikur të jetë humbës i përhershëm i zgjedhjeve. Nuk ikën edhe sikur partia të mbetet me 10 vetë. Kjo natyrisht ka shkaqet e veta, por më kryesori mbetet interesi personal. Të thuash “unë i kam provuar dhe konsumuar të gjitha, ndaj nuk qëndroj për pushtet, por luftoj për lirinë dhe demokracinë”, dhe pastaj të humbësh thellë zgjedhjet, padyshim që kërkon një reflektim. Njeriu nuk ka lindur kryeminister, as president, as ministër dhe as deputet. E provove, e ushtrove, e mbarove kohën tënde, largohu. Të këmbëngulësh në egon tënde, dhe të sakrifikosh kontributin e qindra të tjerëve, të thuash se “ai që e nisi, do ta bitisi këtë punë”, dhe ti mbash akoma me premtime mbështetësit e tu, kjo nuk është rrugëzgjidhje e një politikani europian. Kjo gjë veçse do ti mërzisë dhe dëshpërojë akoma edhe më shumë anëtarët e mbetur të PD, aq sa do të largohen nga ajo parti.

Lexo edhe :  Pse elita e Tiranës refuzon të angazhohet në politikë

Duhet të kuptosh, kur dhe sa është koha jote në politikë. Kur e tejkalon dhe rri me pahir, atëhere gjithçka të kthehet në boomerang. Por më e keqja, është tek sejmenët që i rrinë Berishës para-mbrapa, tek ata që veç mandatit dhe interesit personal (ashtu si kryetari tyre) nuk kanë ndjesi të tjera politike. Hapi i tyre shkon deri tek mandati, marrja e ndonjë tenderi, apo dhe aleanca me ndonjë ministër socialist për të mbajtur në këmbë biznesin, dhe mbushur xhepat. Ambicja e tyre për pushtet, ka mbaruar. m.p.

Të fundit

Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në...

U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat,...

Tabela e votave: Me sistemin zgjedhor të Kosovës, Berisha bie me 4 mandate

Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që...

11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Kryedemokrati Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE u drejtua me një kërkesë, që të dërgojnë një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, i cili sipas...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sulmuesi serb: Nuk kemi frikë nga shqiptarët

Edhe pse pritet që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë i mbushur plot me tifozë shqiptarë, lojtarët e Serbisë kjo nuk duken të shqetësuar. Aleksandar Katai,...

Lajme të tjera

Web TV