Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugor Borsh–Fterrë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë një punonjës policie ka ndërruar jetë, ndërsa 2 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes”, njofton policia./e.s

Të fundit

Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë: Putin bëri gabim të madh…

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, nga Tirana ka komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen...

FOTO/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me numrin 5 të fitores pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi...

A mendoni se Shqipëria do jetë në BE në 2030? Kallas: Vendi po bën progres të shkëlqyer

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër...

Gjërat që shfaqen shpesh në ëndrrat e tua, mund të mos jenë thjesht rastësi

Shumica e njerëzve i trajtojnë ëndrrat si një film i çuditshëm që truri sajon kur flemë – herë romantik, herë horror, herë komplet pa...

Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë...

Lajme të tjera

Web TV