Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar!/Konflikti nisi për votat e pavlefshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i tensionuar ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.

Muçollari ka deklaruar për News 24 se përplasja ka nisur rreth votave preferenciale të maxhorancës dhe ka përfunduar me dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së, i cili sipas tij është përfaqësues i PD-së. “Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që është i PD. Nuk e di nëse agresori a agresorët janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës,” – tha ai.

Ai shtoi se deri në këtë moment nuk është arrestuar asnjë person dhe kërkoi ndërhyrje nga ana e policisë për të garantuar sigurinë dhe vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë dhe të drejtë.

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari: Është një konflikt për një votë të pavlefshme. Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që janë të PD. Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për votat preferenciale të maxhorancës. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri./E.T

Të fundit

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Deputetët dhe militantët e Sali Berishës nuk kanë kursyer edhe gazetarët, të cilët po raportonin protestën e tyre. Incidenti u nxit nga një deklaratë e...

Lajme të tjera

Web TV