Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet në këtë periudhë është: Si të eliminojmë celulitin? Një shqetësim i zakonshëm që prek mbi 80% të grave, pavarësisht nga pesha apo forma fizike – shpesh edhe ato më të dobëtat pyesin veten pse kanë celulit.
Pse shfaqet celuliti?
Shkaktarët janë të shumtë: gjenetika, hormonet, stili i jetës, ushqimi dhe qëndrimi i gjatë ulur. Celuliti kalon nga faza të padukshme te ato më të theksuara me nyje dhe mbajtje uji, por me kujdes të vazhdueshëm mund të përmirësohet.
Çfarë funksionon vërtet?
Ushqimi: Shmangni sheqernat, kripën, ushqimet e përpunuara dhe alkoolin. Përqendrohuni te frutat, perimet, drithërat e plota dhe yndyrnat e shëndetshme si vaji i ullirit, avokadoja dhe frutat e thata.
Hidratimi: Pini shumë ujë dhe çajra bimorë kullues.
Aktiviteti fizik: Ecje të përditshme, ushtrime për vithet dhe këmbët, not ose yoga – nuk kërkohet të jeni sportiste.
Trajtimet: Masazhet limfatike, presoterapia, radiofrekuenca apo baltërat ndihmojnë në tonifikim dhe qarkullim, por vetëm në kombinim me një stil jetese të shëndetshëm./E.Ç