“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre dhe që po denoncojnë vjedhjet e votave.

Në videon që Paloka publikoi dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 mijë lekë.

Paloka thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje.

Sipas Palokës autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos. Për këtë arsye Paloka kërkon mbrojtje publike për Lulzim Memashin.
“Blerja e votës është bërë normale tashmë në Shqipëri. Denoncuesi, që punon taksi, i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë “çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do ta shohësh ç’do të bëjmë”. Kërkojnë t’ju mbyllin gojën denoncuesve. Po marrim në mbrojtje publike Lulzimin. Kush mendon se mund të bëjë ç’të dojë me demokratët, e ka gabim. Rama nuk luan dot me demokratët. Kur njerëzit tanë kapnin kriminelët elektoralë duke blerë vota, vinte policia dhe arrestonte/procedonte atë që kishte kapur hajdutin, sepse policia është palë me këta.”, tha ai.

Të fundit

Bella Hadid rrëfen se mezi pret të bëhet nënë

Bella Hadid ndau në një intervistë të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Modelja 28-vjeçare shpjegoi se përvoja...

Erdogan nga Tirana bën thirrje për bashkim: Kur Europa ka qenë e përçarë,ka qenë e dobët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Europa duhet të jetë e bashkuar përballë sfidave të sigurisë dhe atyre ekonomike. Komentet Erdogan i...

Samiti në Tiranë, Giorgia Meloni: Shqipëria është Europë si Italia!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”. Ajo theksoi se...

“Je legjendë e PD-së por…”/ Vrenozi i kërkon publikisht Berishës të largohet

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të...

Jo vetëm armatim/ Propozimi që Rama u bëri liderëve të Evropës:Pse të mos imagjinojmë…

Një aleancë përtej armatimit’, ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama kërkoi që unioni të mos fokusohet vetëm te...

Lajme të tjera

Web TV