Tirana do të jetë sot kryeqendra e Evropës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, që sjell në kryeqytetin shqiptar 53 liderë evropianë, përfshi presidentë, kryeministra dhe institucione, si Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE.
Në ditën e Samitit Europian në kryeqytet, Partia Demokratike ka thirrur një protestë, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit.
Edhe pse blutë e kryeqyetit nuk i pranuan kërkesën, Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri tek Bulevardi Zogu i Pare.
“Nesër protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, u tha në njoftim./e.s