Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e nisi me një batutë duke thënë se nuk u martuan sot, ndërkohë që Frederiksen shtoi se disa vende kanë bërë punë të mira për rrugën evropiane.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë synimin për të përmbyllur negociatat brenda 2027.

Edi Rama: Nuk u martuam sot.

Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

Edi Rama: Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë. m.p.

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit!

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga...

Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të...

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV