Berishës do t’i dalin miliona euro të padeklaruara, do fundoset edhe Flamur Noka…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Romeo Kara shprehet se një tjetër skandal do të përfshijë ish-kryeministrin Sali Berisha, deputetin Flamur Noka dhe vetë Partinë Demokratike lidhur me miliona euro të padeklaruara për kontrata lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam thënë që është kontratë me probleme. Kam thënë që është më shumë se një kontratë,” deklaroi Kara, duke iu referuar kontratave të firmosura nga PD dhe njerëzit pranë Berishës me kompani lobimi në SHBA.

Sipas tij, pagesat për këto kontrata janë bërë më herët sesa është pretenduar zyrtarisht dhe dyshimet për paratë “cash” të pakontrolluara dhe të padeklaruara janë të thella.

“Ata nuk veprojnë pa marrë paratë me paradhënie.

Ata kanë marrë paratë dhe e kanë nisur që nga muaji mars.

Pra mund të kenë marrë paratë e para që në muajin shkurt, fillim marsi,” thekson Kara.

Në fokusin e këtij skandali janë të paktën dy kontrata: njëra që lidhet me ndihmën për çështjen e vizës amerikane për Sali Berishën, dhe tjetra, më e rëndësishmja, që është kontrata e 4 prillit, me natyrë të thellë politike dhe lobuese.

Kjo e fundit, sipas Karës, është shoqëruar gjithashtu me pagesa të majme.

“Kemi një kontratë që ka qenë për punën e vizës që këta nuk e nxorën deri tani.

Kontrata tjetër që është më politike ka të bëjë për lobime, është ajo e 4 prillit që sigurisht që dhe aty kanë marrë para”, tha ai./e.t

Të fundit

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Lajme të tjera

Web TV