Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar 15 euro, pasi thotë se ka dhimbje në gjunjë.

Dy shishet, që i erdhën me postë kishin brenda ujë ngjyrë rozë, me një mbishkrim për qëllimin e përdorimit, por pa asnjë të dhënë tjetër mbi përbërësit.

“Kishte pafund reklamë kjo faqe dhe bleva edhe unë. E porosita online, kur je në hall… Po ua solla edhe ju që t’i shikonit vetë me sytë tuaj. Në këto shishe nuk ka asgjë tjetër veçse ujë me aromë lulesh. Ngjyra është si ujë trëndafili, aromën nuk e ka aspak të keqe, por nuk ka lidhje me atë se çfarë unë kërkoja dhe reklamohej aty. Unë e aplikova në gjunjë, por ishte thjesht ujë me aromë, nuk ka asnjë lidhje me vajin. Mund tan lija dhe në heshtje, por shikoj që ka shumë njerëz që marrin informacion për këtë dhe mashtrohen si puna ime”, tha denoncuesja.

Mjeku alternativ Irfan Gjeçi,thotë se bëhet fjalë për një produkt të dyshimtë, ndaj duhet bërë kujdes me blerjet e pakontrolluara në internet.

“Rastet kanë treguar se kur produkti nuk tregohet në shkrim se çfarë përbërje ka dhe për çfarë përdoret, atëherë ky rast është pak i dyshimtë dhe është vetëm për tregti. Pra rastet janë të shumta. Njerëzit që blejnë në internet, kur nuk kanë një informacion për faqen dhe nuk e shikojnë produktin janë të zhgënjyer shpesh herë. Ne e pamë produktin ka një aromë luleshtrydhe, por i mungon manuali i përdorimit. Normalisht që këtu ka viktima dhe viktima është ai që ka problemin dhe do bëjë një blerje jo të zgjuar”, tha mjeku Irfan Gjeçi./tv klan/e.s

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Të fundit

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

Lajme të tjera

Web TV