Finalja e ‘Eurovision’/ Sondazhi i Wiwiblogs e rendit të parën këngën ‘Zjerm’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodra Elektronike, dyshja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, do të ngjitet këtë të shtunën në skenën e madhe të Bazelit në natën finale. Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca performojnë të fundit, renditja më strategjike që mund t’u sjellë fat për renditjen përfundimtare. Dhe lajmet e mira kanë nisur vetëm pak orë para hapjes së siparit të një prej kompeticioneve muzikore më të ndjekur të globit.

Wiwiblogs, një prej blogjeve më të njohur që merret hap pas hapi me analizimin e këngëve, këngëtarëve pjesëmarrës dhe shancet e secilit në renditjen përfundimtare, projekton Shqipërinë me këngën “Zjerm” fituese të këtij edicioni.

Duke vlerësuar uniken dhe autenticitetin që dyshja shkodrane përcolli në natën e parë gjysmëfinale në skenë, Wiwiblogs e klasifikon në krye të renditjes, duke pasur parasysh konkurencën e frikshme të këtij viti.

10 gazetarë të Wiwiblogs e vlerësojnë këngën “Zjerm” me 73 pikë në total, po aq sa këngën e Finlandës, ndjekur nga Austria, Suedia dhe Greqia. 3 nga 10 gazetarë i japin nga 12 pikë maksimale, ndërsa 7 të tjerët me më pak pikë, por të mjaftueshme për të qëndruar në majë të klasifikimit.

“Shqipëria më zuri në befasi. Më pëlqeu kënga e tyre që në fillim, por mënyra se si e sollën në jetë në skenë më bën të mendoj se mund të fitonin vërtet. Është një nga ato këngë ku, edhe nëse nuk i kupton tekstet, prapë mund ta ndjesh emocionin. Ndërveprimi midis tyre është fantastik dhe skenografia e tyre arrin të jetë efektive pa e larguar vëmendjen nga ata ose nga kënga. Është një nga ato momente që më jep menjëherë ndjesinë e fituesit”, tha një prej gazetarëve që e projekton “Zjerm” fituese këtë mbrëmje.

Lexo edhe :  Donald Trump bëhet gjysh për herë të 11-të, Tiffany sjell në jetë fëmijën e parë

Ditë më parë, një sondazh i publikut europian në Wiwiblogs e renditi po ashtu të parën Shqipërinë. CNN të premten e konsideroi këngën më të mirë ndër 26 pjesëmarrës, duke vlerësuar çdo komponent të këngës. Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca janë dyshja që mund të shkruaj historinë për Shqipërinë në Eurovision këtë mbrëmje dhe deri tani kanë thyer çdo rekord në krahasim me 20 pjesëmarrjet e Shqipërisë që prej 2004-ës.

Eurovision është një kompeticion që shpesh pikëpamjet politike kanë qenë decizive për përzgjedhjen e fituesit. Vendi ynë renditjen më të mirë e ka në 2012-ën me “Suus” nga Rona Nishliu.

Përgjithësisht përfaqësimi kuqezi ka qenë në nivele të larta, por klasifikimi final shpesh e ka renditur në pozicione jo shumë të kënaqshme. Këtë të shtunë në orën 21:00 është shanci për të thyer një mit që e ndjek vendin tonë në këtë festival prej më shumë se 20 vitesh. Një triumf i mundshëm sjell Eurovisiom 2026 në Tiranë, një organizim i kushtueshëm, por që promovimi vendi ynë do të kishte, do të ishte i jashtëzakonshëm./e.s

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV