Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun Tiranë nën logon e kësaj partie, ka reaguar pasi nuk arriti që të siguronte mandat.

Braimllari ka falenderuar 1900 qytetarët që i dhanë votën, duke shtuar se kjo fushatë politike për të nuk ishte e lehtë.

“Përveç sfidave që sjell çdo garë politike, unë dhe familja ime u përballëm me përpjekje të qëllimshme, për të dëmtuar emrin dhe figurën time, nga ish-kolegë me të cilët dikur kemi ndarë të njëjtin qëllim”, u shpreh ai.

Braimllari shtoi se ky nuk është fundi i një beteje, por fillimi i një angazhimi të pandalshëm për një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

📍Pafund falënderime për 1900 zemra që rrahën për rrugën europiane të vendit, duke votuar Partinë Socialiste!🌹

Në përfundim të procesit të numërimit dua të ndaj me ju mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj të sinqertë dhe të palëkundur gjatë këtij rrugëtimi të ri me Partinë Socialiste.

Kjo fushatë nuk ishte e lehtë!

Përveç sfidave që sjell çdo garë politike, unë dhe familja ime u përballëm me përpjekje të qëllimshme, për të dëmtuar emrin dhe figurën time, nga ish-kolegë me të cilët dikur kemi ndarë të njëjtin qëllim.

Megjithatë unë zgjodha të mos ndalem dhe të mos dorëzohem! Besimi juaj më dha forcën për të qëndruar i drejtë, i qetë dhe i vendosur.

Gjatë kësaj periudhe kam parë e ndjerë mbështetjen tuaj në çdo hap, në çdo takim, në çdo përshëndetje, në çdo fjalë kuraje.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Ne treguam që politika nuk është interes personal, por është besim, dinjitet dhe mbi të gjitha shërbim ndaj qytetarëve.

Unë dhe familja ime ju falënderojmë nga zemra për çdo hap që kemi bërë bashkë!

Ky nuk është fundi i një beteje, por fillimi i një angazhimi të pandalshëm për një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më të mirë për të gjithë.

Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e baltës dhe kënetës. Pozitiviteti dhe rruga e shërbimit ndaj qytetarëve fitoi përballë gjuhës së urrejtjes dhe përbaltjes ndaj tjetrit!

FALEMINDERIT!🖐🌹✅

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV